Secondary Adv

Emigrantët sollën 817 mln euro remitanca në 9 muaj, por rënia e valutave i zhvlerësoi 30 per qind

Emigrantët sollën 817 milionë euro në 9 muaj, por kursi i këmbimit uli vlerën reale të tyre.

Rritja e diasporës shqiptare po shoqërohet me nivele rekord të remitancave në vend. Sipas Bankës së Shqipërisë, nga janari deri në shtator të këtij viti, emigrantët kanë dërguar 817 milionë euro, ose 45 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Vetëm në tremujorin e tretë, që përkon me sezonin veror, transfertat arritën në 285 milionë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për një periudhë tremujore, ndërsa shumat reale vlerësohen edhe më të larta për shkak të prurjeve në cash gjatë kthimit të emigrantëve për pushime.

 

Kontributi i diasporës në ekonomi

Banka e Shqipërisë vëren se gjatë kësaj periudhe është rritur si përdorimi i kanaleve formale të transfertave, ashtu edhe sjellja e parave në cash, duke reflektuar një besim të qëndrueshëm të emigrantëve në ekonominë vendase. Emigrimi, ndonëse ka krijuar presion në tregun e punës, mbetet një burim jetik të ardhurash për rreth një të tretën e familjeve shqiptare. Në dekadën e fundit, nga viti 2015 deri në 2025, remitancat kanë arritur në mbi 8.2 miliardë euro, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në uljen e varfërisë.

 

Efekti i kursit të këmbimit

Pavarësisht rritjes së dërgesave, vlera reale e remitancave është ndikuar negativisht nga zhvlerësimi i euros. Krahasuar me një dekadë më parë, monedha europiane është tkurrur me rreth 30 për qind. Në vitin 2015, një euro këmbehej deri në 140 lekë, ndërsa sot vlera e saj është rreth 96 lekë, duke ulur ndjeshëm fuqinë blerëse të parave që emigrantët sjellin në Shqipëri.

Burimi: Shqiptaraj.com


Më të lexuarat